Mega-festivali i lesbikeve

E publikuar: 09/04/2016 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka asnjë event tokësor që të krahasohet me atë që njihet si “The Dinah”, festival i përvitshëm 5-ditor për të gjitha vajzat që pëlqejnë…vajza.

Me thuajse zero meshkuj nëpër këmbë, 20 mijë lesbike zbarkuan në ishullin Palm Springs në Florida nga data 30 mars deri më 3 prill.

Mes pjesëmarrësve në këtë mega-festival, u vunë re edhe yje të muzikës botërore si Lady Gaga dhe Katy Perry, megjithëse asnjëhera prej tyre nuk është lesbike.

Fillesat e festivalit tejkalojnë vitet ’90 dhe është themeluar nga një femër që ka vdekur në vitin 1994 dhe e cila, sipas The Guardian, nuk ishte lesbike.