Mediet serbe: Rita, “agjente” e Kosovës (FOTO)

E publikuar: 11/09/2015 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediet serbe e shikojnë me xhelozi shkëlqimin dhe famën e artistes kosovare me famë botërore, Rita Ora.

Ato nuk i kanë kursyer as shpifjet dhe aludimet në lidhje me detyrat onorifike që këngëtarja që jeton në Londër (Britani e Madhe), ka marrë kohët e fundit nga qeveria kosovare për përmirësimin e imazhit të Kosovës në botë.

Sipas medieve të Beogradit, diplomatja e nderit është “rekrutuar” në fushën e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Kështu kanë thënë për “Danas”, përfaqësues të Qeverisë serbe.

Në të njëjtën kohë, nobelisti amerikan me prejardhje shqiptare, Ferid Murad, dërgoi një letër mbështetëse për Kosovën e pas këtij edhe sopranoja e famshme shqiptare në tërë botën, Inva Mula e bëri të njëjtën gjë.