Mediet serbe po e fyejnë Nikoliqin më shumë sesa Milosheviqin

E publikuar: 13/04/2015 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti aktual serb Tomislav Nikoliq është më i sulmuari nga mediat e vendit krahasuar me paraardhësit e tij në krye të shtetit – Slobodan Milosheviqin, Milan Milutinoviqin, Zoran Gjigjiq, Vojislav Koshtunica.

Kështu ka deklaruar këshilltari i presidentit serb, Oliver Antiq, duke i porositur mediat se, kur bëhet fjalë për Nikoliqin, duhet të jenë më përgjegjës dhë të respektojnë Kushtetutën.
“Sipas Kushtetutës, stema, flamuri, himni dhe presidenti i Republikës janë subjekte të mbrojtura edhe me të drejtën penale. Fyerje të Serbisë paraqet edhe fyerja e njërit prej këtyre katër elementeve, por kjo nuk zbatohet në praktikë”, ka deklaruar Antiq për televizionin “Pink”.

Këshilltari i Nikoliqit ka thënë se shumica e mediumeve nuk e përkrahin presidentin serb, të cilin e sulmojnë “në mënyrë të ulët”, respektivisht e sulmojnë atë dhe familjen e tij, gjë që është e paparamendueshme në botë, ku çdo shtet e madhëron presidentin e vet./Tanjug/