Mediat turke dhe suedeze: Kanë mbetur vetëm detajet që Bunjaki të bëhet trajner i Çaykur Rizespor

E publikuar: 13/09/2018 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albert Bunjaki, është gjithmonë e më afërt nënshkrimit me Caykur Rizesporin.

Lajmin e japin mediat suedeze, vend në të cilin jeton ish-përzgjedhësi i Kosovës, ndërsa e konfirmojnë edhe ato turke.

Gazeta kryesor suedez ‘Aftonbladet’ shkruan se Bunjaki është gati ta marr drejtimin e klubit turk.

Goal.com i Turqisë shkruan për Bunjakin

“Nënshkrimi i kontratës është çështje kohe. Kanë mbetur edhe disa detaje. Menaxheri im dhe ai i Rizesporit janë duke diskutuar detajet e kontratës. Unë jam gati”.

“Çaykur Rizespor ka tifozë të shumtë, e di pak turqishten dhe mund ta përmirësojë. Për tre muaj mund të dalë në konferencë duke folur turqisht”, ka thënë Bunjaki për ‘Aftonbladet’.

Bunjaku i bindur në zgjedhjet e tij

Nëse Bunjaki kalon te Rizespor aty do ta gjejë dyshen e Kosovës, kapitenin Samir Ujkani dhe sulmuesin Vedat Muriqi.

Bunjaki e ka drejtuar Ekipin Kombëtar të Kosovës nga viti 2009 deri në vitin 2017.

Çaykur Rizespor aktualisht është duke negociuar që ta shfuqizojë kontratën e trajnerit İbrahim Üzülmez./Telegrafi/