Mediat serbe ‘zbulojnë’ detaje nga përplasja e Haradinajt me Mogherinin në Bruksel

E publikuar: 20/12/2018 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga takimi i Haradinajt me Mogherinin në Bruksel, mediat në Serbi po vazhdojnë të merren me këtë takim të tensionuar.

Gazeta serbe Blic, në një artikull kushtuar kësaj ngjarje, shkruan se një takim që nisi mjaft mirë, përfundoi në mënyrë të trazuar.

Kjo gazetë duke u thirrur në burimet e veta diplomatike, pretendon se se Mogherini ishte e shqetësuar nga insistimi i Haradinajt për të mos e hequr taksën, transmeton Gazeta Insajderi.

“Nga qarqet dipomatike na është thënë se takimi filloi normalisht, por përfundoi në mënyrë të trazuar dhe rezultati nuk kishte të bënte vetëm me anulimin e konferencën, por edhe me një deklaratë të përbashkët që nuk ishte lëshuar. Mogherini ishte e mërzitur sepse Haradinaj gjatë gjithë kohës fajin për taksën e zhvendosi në Serbi. Atmosfera sipas burimeve ishte shumë e keqe. Ata u zemëruan dhe askush nuk donte të heqte dorë nga qëndrimet e veta”, shkruan kjo gazetë.