Mediat serbe: Thaçi është arrestuar për terrorizëm

E publikuar: 29/09/2016 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë edhe zyrtarisht ka konfirmuar se policia ka arrestuar Nehat Thaçin, me urdhër të gjykatës së lartë në Nish për shkak të veprën penale, terrorizëm.

“N.Th.është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:00 në kalimin administrative në Konçul”, shkruan Tanjug.

Sipas Tanjugut  në bazë të urdhëresës së Gjykatës së Lartë të Nishit të vitit 2010. Thaçi është dërguar në paraburgim.

Nehat Thaçi është drejtor i Policisë në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Thaçit ndërsa për lirimin e tij kërkon edhe ndihmën e EULEX-it.