Mediat serbe nisin fushatë kundër Veselit: Njeriu kryesor i UÇK-së që u ngrit duke luftuar serbët /Foto

E publikuar: 03/05/2018 09:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mediat në Serbi kanë filluar një fushatë kundër figurës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.
Gazeta serbe “Blic”, që kontrollohet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka nxjerr në ballinën e saj të sotme fotografi të luftës së UÇK-së ku shihet Kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli krahas komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Gazeta Blic e Serbisë e ka filluar të publikoj një dosje për Veselin, që nga themelimi i UÇK-së e deri në ardhjen e tij në krye të institucioneve të Kosovës, duke theksuar se Veseli ishte njeriu kryesor i UÇK-së që u ngrit në krye të institucioneve duke luftuar serbët dhe Serbinë.

“Kadri Veseli është trajnuar për luftë guerile dhe terrorizëm që nga vitet 1990, dhe ka demonstruar të gjitha njohuritë e tij në UÇK”, shkruan ndër të tjera Gazeta Blic e Serbisë. /Lajmi.net/

31755325_10216936987474875_3046915121940004864_n31542702_10216936987594878_4242319810223931392_n 31766085_10216936987674880_2811516820668809216_n