Mediat serbe: Hoxhaj na ka ‘paditur’ në tërë botën

E publikuar: 19/01/2017 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Letra e Ministrit te Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj  dërguar 49 vendeve lidhur me provokimet e Serbisë ndaj Kosovës,  ka pasur një jehonë edhe në mediat serbe.

Në një artikull të vesti-online, thuhet se Hoxhaj ka “paditur” Serbinë në tërë botën.

Ai u është drejtuar me nga një letër 49 ministrave të punëve të jashtme, në të cilën ankohet në qëllimin e Beogradit që ta dërgojë një tren “kontrovers” në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Zëri nga Prishtina.

Enver Hoxhaj u është drejtuar pothuajse tërë botës me një letër me të cilën paditë Serbinë për “qëllime të liga” Hoxhaj në letrën prej katër faqesh ka deklaruar se ky nuk është rast i izoluar, por është pjesë, siç thekson, “i një qasjeje armiqësore sistematike të Serbisë ndaj Kosovës”, shton gazeta.

Hoxhaj, në Gazetën Zeri, përmend ndërtimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës, tërheqjen e ministrave dhe deputetëve serb nga institucionet e Kosovës, arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë me urdhër-arrest të Serbisë, arrestimin e Nexhat Thaçit, pjesëtarit të policisë në Serbi si dhe “incidente tjera”.