Mediat serbe: BE ultimatum Serbisë për ta njohur Kosovën

E publikuar: 29/07/2020 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesit e administratës në Bruksel do të dorëzojnë nesër një ultimatum në Serbi.

Kështu thotë mediumi serb “Novosti” duke iu referuar burimeve diplomatike të mirinformuara.

“Sipas informacionëve tona, delegacionit të Beogradit, i cili po udhëton për bisedime me Miroslav Lajçakun dhe përfaqësuesit të institucioneve të Prishtinës, do t’i dorëzohet një projekt-marrëveshje gjithëpërfshirëse në selinë e Bashkimit Europian, që nënkupton njohjen de fakto të Kosovës nga Serbi dhe e cila në mënyrë të pakthyeshme kërkon që ne të pranojmë një njohje të njëanshme”, shkruan Novosti.

“Ky propozim nga BE-ja është përpiluar pa negociata me asnjërën palë dhe po keqpërdorë praninë e tyre në dialogun teknik. Në tekst i kërkohet po ashtu që Serbisë të pranojë edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare të tjera”./kk/