Mediat “pushtojnë” Presidencën

E publikuar: 08/02/2016 09:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një numër i mediave kanë shprehur interesimin për ta përcjellë takimin në mes të presidentes Atifete Jahjaga me dy liderët e koalicionit, kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij Hashim Thaçi si dhe atë të partisë opozitare AAK, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit është përfaqësuesi i vetëm nga Opozita e bashkuar që iu përgjigj pozitivisht ftesës së të parës së vendit dhe konsideron se mos-shkuarja në takim nënkupton izolim të kauzës së opozitës.