Mediat në Shqipëri: Isa Mustafa si Kim Jong votohet me brohoritje!

E publikuar: 31/05/2015 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nga portalet më të rëndësishme në Tiranë, Javanews, prapa të cilit janë disa nga figurat kryesore të gazetarisë në Shqipëri, duke filluar nga Ilva Tare, Sokol Minxhozi, Ben Andoni etj. ka bërë një raportim interesant për zgjedhjen e Isa Mustafës Kryetar të LDK-së. Pa e zgjatur po e japim në tërësi raportin e Javanews. Shkruan Portali nga Tirana:

Ja që ndodh dhe në rajonin tonë. Isa Mustafa, kryeministri aktual i Kosovës, votohet me brohoritje Kryetar i LDK-së, me veç dy vota kundër. Votimi është bërë krejt i hapur dhe ndryshe nga statuti që pretendon të bëhet i mbyllur. I vetmi refuzim i tij ka qenë grupi që ka lëshuar sallën në shenjë proteste për mosrespektim të Statutit, i cili parasheh votim të fshehtë. Në një masë, kosovarët e këtij formacioni mund të krenohen, se i ngjajnë votimeve të kreut të Koresë së Veriut, Kim Jong, që votohet me brohoritje.