Mediat ndërkombëtare: Arrestimi i Nehat Thaçit mund të rindezë tensionet Prishtinë-Beograd

E publikuar: 01/10/2016 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arrestimi i drejtorit të policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës Nehat Thaçi tregon një “shenjë të tensioneve të vazhdueshme në Ballkanin e paqëndrueshëm” dhe mund të “ndezë tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës”, kanë vlerësuar agjencitë e huaja të lajmeve si Associated Press dhe AFP.
Duke njoftuar në lidhje me arrestimin e Thaçit, AP-ja vlerëson se kjo çështje mund të ndikojë në tensionet e vazhdueshme dhe situatën e paqëndrueshme në Ballkan.

AP përkujton se Thaçi u arrestua të mërkurën dhe se autoritetet në Prishtinë kërkojnë nga ana e Serbisë një shpjegim për arrestimin e tij.

Kurse agjencia franceze vlerëson se pas ndalimit dhe arrestimit të Thaçit është krijuar një situatë që “mund të provokojë tensione të reja mes Beogradit dhe Prishtinës”. /kk/