Mediat greke me artikull kushtuar vajzave shqiptare: Kur ke talent mund t’ia dalësh

E publikuar: 27/03/2019 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për vajzat shqiptare po vazhdon të shkruhet nëpër mediat më të famshme botërore.

Emrat e shqiptareve, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora së fundmi janë përmendur në një artikull të veçantë të cilin ua ka kushtuar një medie greke, transmeton lajmi.net.

Në artikullin në fjalë është përmendur në theks të veçantë suksesi i tre emrave të njohur shqiptarë të cilat po e pushtojnë botën.

Mediat greke kanë shkruar se shqiptarët në Greqi nuk e pranojnë prejardhjen e tyre, pasi nuk trajtohen mirë dhe nuk ia dalin dot të ecin përpara me karrierën e tyre, ndërsa në SHBA apo në Britaninë e Madhe gjërat janë më të lehta për popullin shqiptar.

Ky artikull u përfundua me fjalët se nëse ke talent mund t’ia dalësh, pavarësisht nga vjen.