Ato raportojnë se këngëtarja ka kohë që është një yll në Kosovë dhe Shqipëri. Por, në saje të teksteve të veçanta, Erën e krahasojnë me yllin botëror Rihanna, megjithëse nuk ka zë të fuqishëm si ylli i Barbadosit.

“Era ka shumë kohë që quhet si pop-star në Shqipëri dhe Kosovë, veçanërisht për arsye të suksesit të motrës së saj më të madhe Nora Istrefi. Ajo e filloi karrierën e saj në shtetin e vogël, përballë bregut lindor të Italisë, para disa vitesh dhe përgatiti rrugën e karrierës për motrën e saj. Tekstet e Erës janë pjesërisht anglisht dhe pjesërisht shqip dhe është e vërtetë që bëhen nga të tjerë krahasime me Rihannën. Nga ana muzikore ajo bën më shumë muzikë elektronike dhe zëri i Erës tregon që nuk e ka fuqinë e Rihannës”, shkruan wdr.de.

Mediumi gjerman i ka bërë edhe një përshkrim të hitit “Bonbon” përmes 103 shkronjave.

“Shpjegimi BONBON në 133 shkronja: për të kërcyer pak, për të bërë pak si Rihanna dhe për tu befasuar nga një pop-star nga Kosova – kjo është Era Istrefi me ‘BonBon’”.

Ato krahasojnë edhe numrin e shikueshmërisë në YouTube të këngës së Erës dhe Rihannës – ‘Bon Bon’ respektivisht ‘Work