Mediat e Huaja raportojnë për kërcënimin që Erdogan i bëri Haradinajt

E publikuar: 31/03/2018 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar kërcënimin që presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, bëri ndaj shefit të ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërkohë, ky i fundit ende nuk ka reaguar. Në mbrojtje të tij kanë dalë zyrtarë institucional dhe nga qeveria civile.

Presidenti i Turqisë ka qortuar kryeministrin e Kosovës të shtunën pasi kritikoi dëbimin sekret të gjashtë shtetasve turq për të cilët Turqia thotë se janë mbështetës të grushtshtetit të vitit 2016.

Washington Post, raporton për kërcënimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se kryeministri Ramush Haradinaj do të ‘paguajë’ për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm dhe Shefit të AKI-së.

The Guardian” raporton se si Haradinaj u kërcënua me rrëzim nga pushteti nga Erdogan, për shkak se kritikoi dëbimin e shtetasve turq.

Lajmin për ‘kërcënimin’ e Erdogan e ka publikuar edhe Radio Evropa e Lirë. Erdogan tha se ai ishte i ‘dëshpëruar’ me veprimet e Haradinajt.

Reagimi i Turqisë ndaj veprimeve të shefit të ekzekutivit në Kosovë është publikuar edhe në ABC News.

Kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti turk janë publikuar edhe në New York Daily News.

“Që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi?”, citon gazeta fjalët e Erdogan.

Ndërkohë është vetë kryeministri Ramush Haradinaj dhe qeveria që ai drejton që ende nuk kanë reaguar ndaj kërcënimeve të tilla./RTK/