Mediat e huaja: PS drejt fitores

E publikuar: 26/06/2017 01:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa media prestigjioze ndërkombëtare raportojnë se Partia Socialiste do të jetë edhe fituese të zgjedhjeve elektorale të mbajtura një ditë më parë.

Duke u bazuar edhe në disa exit polleve, ato raportojnë se socialistët nën drejtimin e Ramës mund të arrijnë edhe 71 mandate, shifër kjo që do t’i garantojë qeverisjen e vetme, diçka që edhe kreu i PS e ka kërkuar gjatë fushatës së tij.

Pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje nuk është anashkaluar nga mediat ndërkombëtare, të cilat i kanë vlerësuara gjithashtu si më të mirat e zhvilluara në Shqipëri. Madje FOX NEWS vlerëson se këto zgjedhje janë mundësia e Shqipërisë për të vijuar integrimin për në BE.