Mediat daneze e vlerësojnë turpëruese paraqitjen ndaj Kosovës

E publikuar: 21/03/2019 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turpëruese e kanë vlerësuar mediat daneze paraqitjen e kombëtares së Danimarkës në barazimin 2 me 2 me Kosovën në miqësoren e zhvilluar të enjten në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Është mediumi “Ekstrabladet” që ka vendosur titullin “Turp Danimarkë”, ndërsa “BT” ka shkruar se Danimarka pati paraqitje të dobët e se u shpëtua nga Hojbjerg, transmeton Koha.net.

Ishte pikërisht Hojbjerg që realizoi golin e barazimit për Danimarkën në minutën e parë të lojës shtesë, për të shpëtuar kombëtaren e dhjetë në botë kundër një ekipi “të vogël”, sipas “BT-së”.

Për Kosovën sot shënuan Amir Rrahmani dhe Bersant Celina, teksa për danezët pos Hojbjergut shënoi edhe Christian Eriksen.