Media ndërkombëtare ngre alarmin: Restoranti në Shqipëri ofron mish ariu, shqiponja, majmun dhe specie të rralla

E publikuar: 17/06/2020 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një hetim i bërë nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Four Paws” është zbuluar se një restorant në Shqipëri po ofron për klientët mish nga arinjtë të cilët vriten në mënyrë të paligjshme pasi këto të fundit janë të mbrojtur me ligj nga shteti. Studiuesit thanë që ishte hera e parë që ata kishin parë mish ariu të gatuar në Evropë, dhe ekspertët paralajmëruan se mishi i papërpunuar i kafshëve mund të çojë në shpërthim të sëmundjeve zoonotike siç është koronavirusi.

Po ashtu ata janë shprehur të shqetësuar pasi kafshët si arinjtë, majmunët dhe zogjtë grabitqarë janë ndër kafshët e gjalla që janë specie në zhdukje e ndërkohë ata po shiten online e më pas theren për mish. Studiuesit thanë se dy nga faqet kryesore në internet në Shqipëri reklamojnë shitjen e arinjve dhe specie të tjera që mbrohen me ligj, shkruan Indipendent.

Ata thonë se është një biznes fitimprurës pasi një majmun i vogël u ofrua për 750 € , dhe një buf hambari, një këlysh ariu dhe një ujk për 500 € secili. Blerësit janë kryesisht pronarë restorantesh dhe hotelesh, të cilët i mbajnë kafshët për të tërhequr turistë, ose individë që duan kafshët.

Shqiponja që është simbol kombëtar i Shqipërisë, janë pak të njohura nga blerësit dhe shpesh gjenden të përgatitura dhe nxirren në pjatat e klientëve. Por gjuetia e specieve të mbrojtura, mbajtja e tyre brenda kafazeve dhe shitja e tyre është e ndaluar në Shqipëri dhe shkelësit e ligjit mund të burgosen dhe të dënohen për vite të tëra.

Four Paws’ tha se pasi ekipi që është marrë me këtë çështje raportoi disa nga reklamat e paligjshme, ato ishin fshirë por që janë shfaqur sërish në faqet e tyre. “Një shumicë e madhe e fotografive shfaqnin një mizori ndaj kafshëve, si dhelpra të mbyllura në kuti plastike, këlyshë me zinxhirë dhe zogj që kishin këmbët e tyre të lidhura,” tha Barbara van Genne, një nga hetuesit.

Majmunët dhe zogjtë shpesh mbahen në bare dhe restorante në Shqipëri si një atraksion turistik, ndërsa dhelprat shiten për leshin e tyre. Ujku është blerë për t’u çiftëzuar me qen dhe këlyshët më pas shiten si qen roje, që zakonisht përdoren në male kundër ujqërve, ndërkohë kafshët e tjera vriten. Gojët e kafshëve shpesh mbyllen në mënyrë që mos të kafshojnë njerëzit që i vizitojnë ndërsa këmbët e tyre janë lidhur me zinxhirë për t’i ndaluar ata të ikin.

Në restorantin në qytetin e Drilonit është gjetur gjithashtu reklamimi i mishit të ariut në menunë e tij. Një zëdhënës për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror në Shqipëri (PPNEA) tha: Ajo që është veçanërisht alarmante për këtë nuk është vetëm fakti që mishi i ariut po shitet, por se ka një sezon gjuetie për arinjtë .

Mishi mund të shkaktojë sëmundje të shkaktuar nga parazitët, me simptoma përfshirë diarre, ngërçe, ethe dhe halucinacione. Prof James Wood, drejtor i departamentit të mjekësisë veterinare dhe një ekspert i infeksionit në Universitetin e Kembrixhit, tha që Covid-19 dhe viruse të tjera zoonotike mund të barten nga mishi i kontaminuar nga çdo specie.

“Arinjtë kanë më shumë gjasa të jenë burimi një virusi zoonotik se çdo grup tjetër i specieve. Gatimi i mirë është shumë i efektshëm për të shkatërruar virusin Covid-19 dhe infeksione të tjera, por që ngrënia e arinjve është, natyrisht, shumë e padëshirueshme për shumë arsye, duke përfshirë konservimin dhe mirëqenien e kafshëve, nëse ato janë mbajtur në robëri para duke u vrarë ”.-tha ai./Dosja