Media gjermane: Angela Merkel lezbike?! (Video)

E publikuar: 23/07/2015 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një klip i postuar në Twitter nga revista gjermane Straight është goxha provokative sepse e ka paraqitur kancelaren gjermane Angela Merkel si një grua lezbike.

Ky klip i shkurtër  që fillimisht ishte vetëm në Twitter, është shpërndarë shpejt në gazetatat e revistat gjermane.

Aty shihet një grua (aktore) që ngjason shumë me Merkel, e që shikon nga dritarja e në një moment vjen një grua prapa saj e e përqafon.

“Çdo njeri në Evropë e urren Merkel? Përveç kësaj gruaje…”, është përshkrimi që kishin vendosur revista Straight.

Ky klip vjen disa javë pas deklarimeve të Merkel, që martesa duhet të jetë vetëm në mes të një gruaje dhe një burri. Një radio gjermane ka raportuar se rreth 62 përqind e gjermanëve janë pro martesave në mes të njëjtës gjini.