Media e Beogradit: Kosova në OKB në këmbim të Asociacionit të Komunave serbe

E publikuar: 21/03/2018 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Siç thonë burime që gazeta e Beogradit “danas” sot i quan diplomatike, Asociacioni i Komunave serbe në këmbim të ulëses së Kosovës në Kombet e Bashkuara është një diçka e sigurt.

Por, pa mundësinë që AKS të jetë kornizë për autonomi, përkatësisht të ketë pushtet ekzekutiv.

Këtë zgjidhje nuk e kundërshton jo vetëm Prishtina, por as Bashkim i Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, marrë para sysh se askush nuk dëshiron një Republikë Serbe të re në Kosovë, thotë kjo gazetë.

Ky medium nuk i citon burimet e veta diplomatike, por përmend qëndrimin e Vuçiqit në SHBA dhe, siç thuhet, takimin e tij sekret me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi në Paris.