‘Meçi i shekullit’ mund të dështojë

E publikuar: 30/04/2015 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja e “shekullit” midis dy boksierëve më në zë të momentit mund të dështojë.

Trajneri i Manny Pacquiao Freddie Roach thotë se Floyd Mayweather mund të mos paraqitet fare për ballafaqimin e tyre në Las Vegas të shtunën.

Pacquiao dhe Mayweather do të përfitojnë bashkërisht 300 milionë dollarë për duelin e tyre në MGM Grand.

Por, Freddie Roach tha për Mayweatherin: “Jam vërtetë në pritje nëse ai do të paraqitet për ballafaqim. Nuk mendoj se një boksier ka frikë, por mendoj se ai nuk e deshi këtë duel. Ai u detyrua të luftojë një luftë të cilën nuk e deshi”.