Me ‘Zogun’ në skemën e prostitucionit edhe një police e gazetare

E publikuar: 30/12/2019 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një punonjëse policie me inicialet D.B dhe një gazetare me iniciale A.F, kanë qenë pjesë e grupit të vajzave që Hermes Nikaj koordinonte për takime me biznesmenë, duke i çuar në hotel me ta.

Në vazhdim të përgjimeve të publikuara katër ditë më parë, sot “Shqiptarja.com” hedh dritë mbi disa episode të tjera, ku tregohet se me ndërmjetësimin e Hermes Nikaj, njohur ndryshe me pseudonimin “Zogu i Tiranës”, vajzat kanë përfunduar në hotele apo apartamente. Në një rast del qartë se në 2 gusht 2018 ka përfunduar në hotel “Autostrada” një punonjëse policie, e cila është pikasur nga kolegët e saj, teksa ka hyrë në hotel me “Zogun e Tiranës” dhe pas 3 orë e 30 minuta, ka dalë nga hoteli me 5 meshkuj të moshave të ndryshme. Në përgjimet e sotme, “Shqiptarja.com” hedh dritë mbi biseda të tjera, ku një pronar restoranti me emrin “Turi” flet në mënyrë të koduar me Hermes Nikaj, ku vajzave u thuhet “kuzhiniere”.

Dy raportet e vëzhgimit për punonjësen e policisë

Sipas një raporti vëzhgimi që mban datën 24 korrik 2019, të kryer nga agjentët e policisë së Tiranës, pjesë e vajzave të eskortës së “Zogut të Tiranës”, ishte dhe një punonjëse e policisë së kryeqytetit. Kjo punonjëse del që ka njohje me Hermes Nikaj dhe është takuar me këtë person në afërsi të prokurorisë së Tiranës, ku së bashku me ta ka qenë dhe një vajzë tjetër, që besohet të jetë F.Sula. Pasi kanë qëndruar dhe kanë biseduar, për disa çaste në një lokal pranë prokurorisë, punonjësja e policisë me inicialet D.B, ka dalë nga lokali dhe ka hyrë në një pallat 8 katësh, duke u futur në një apartament në katin e 5-të.

Prezencën e kësaj punonjëse policie në grupin e vajzave që koordinonte për prostitucion “Zogu i Tiranës”, e ka bërë të ditur para oficerëve gjyqësorë dhe njëra nga vajzat e arrestuara në hotel “Autostrada” me inicialet D.N. Ku mes emrave të vajzave të njohura, ndodhej dhe një punonjëse policie me inicialet D.B. dhe një gazetare me inicialet A.F.

Mirëpo nga një vëzhgim tjetër i datës 2 gusht 2019, agjentët e policisë kanë konstatuar se Hermes Nikaj ka dalë nga shtëpia dhe hipën në një automjet tip “Benz A Class”, ku drejtuese e mjetit ishte një vajzë. Nga ana e policisë ajo është identifikuar shumë shpejt, dhe kjo vajzë ishte punonjësja e policisë së Tiranës, me inicialet D.B.

Në orën 21:05, automjeti ku udhëtonin këta dy persona dhe që po ndiqej nga policia, hyn në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës dhe futet në ambientet e hotel “Autostrada”. Pasi parkuan automjetin, punonjësja e policisë dhe Hermes Nikaj, u futën brenda hotelit. Pasi kanë qëndruar 3 orë e 30 minuta në hotel, fiks në orën 01:20 agjentët e policisë kanë konstatuar se nga ambientet e brendshme të këtij hoteli kanë dalë Hermes Nikaj së bashku me punonjësen e policisë D.B. Bashkë me ta, kanë dalë njëherësh dhe 5 meshkuj të moshave të ndryshme që varionin nga 35 deri në 50 vjeç. Të shtatë personat janë ndarë në dy makina dhe më pas u larguan në mesnatë në drejtim të një clubi nate. Të shtatë personat hyjnë club  dhe dalin në orën 02:40, duke u larguar me makina secili në banesën e vetë.

‘Do heq les*t se jam bërë skandal’

Në 27 qershor 2019, rreth orës 21:04 Hermes Nikaj bisedon me një nga vajzat e grupit shoqëror të tij dhe më konkretisht me B.K, me të cilën zhvillojnë një bisedë, ku B.K në bisedë e sipër i thotë se duhet të depilohet se është skandal në atë gjendje, dhe nga ana tjetër “Zogu” ia kthen që duhet t’i heqë, se nuk i dihet.

Zogu: Hë a je tu ardhë?
B.K: O jeta ime
Zogu: U nise?
B.K: Më dëgjo pak, jo. Se i thashë K***it të bëjë gja gjana, po pa lek se nuk kam lekë i thashë.
Zogu: Po pse do me e rregulluar sot ti?
B.K: O jeta shif ça do me bo, du me hek i çik les*t se jam skandal.
Zogu: Po po se nuk i dihet. Po po bëje. Bëjë mirë pra mirë.

“Të është bërë mëndja lek, o mavri”…Zogu: Unë e kam një dashnor për qejf, por janë disa pederasta të keqinj…!

Ndërkohë dy ditë pas kësaj bisedë, prokuroria e Tiranës thotë se ka përgjuar një tjetër bisedë me një person tjetër, që identifikohet si A.B. Në këtë bashkëbisedim, Nikaj i mburret këtij personi, të cilin nuk e dëshiron më ta ketë as si shok dhe i ka bërë bllok në telefon. Nikaj i thotë se tashmë kishte zënë një dashnor të vogël bos, dhe ishte në rregull. Biseda është bërë në 12:06 dhe mes Hermes Nikaj (Zogu) dhe këtij personi zhvillohet kjo bisedë, ku Nikaj vetëm për lek flet, ndërsa Beqaj i thotë “…të është bërë mëndja lek, o mavri…”.

Zogu:Po ik ere se unë e pashë shumë mirë se kush je tip o ec. Kam zënë një dashnor bos, ashtu tu ma thyyy…
A.B: O sa budalla je o lumadh. Hiqe bllokun ere.
Zogu: Unë një bos e kam, një dashnor të vogël e kam për qef.
A.B: I****(përmend një emër) do vijë sot tek shtëpia jote?
Zogu:Ku i ke lekët ti?
A.B: I*** (përmend një emër) do vijë sot tek shtëpia jote?
Zogu: Ej do ma bësh pak atë ofertën e internetit? Shko tek ndonjë nga këto kompanitë dhe ma paguaj nja dy tre muaj, vetëm Hermes Nikaj thuaj atyre.
A.B: Po hiqe bllokun ti…ti bie orë e minut unë.
Zogu: Po për çfarë? Unë çun i vogël 20 vjeç ti pezjetë vjeç, ti shifesh. Për çfarë të merem unë me ty?
A.B: Njizet e, s’je njezet e jo.
Zogu: Po për çfarë të merrem unë me ty? Ja kaq më jep një arsye ti. Se mos je i bukur.
A.B: Ouuu, kot si shok
Zogu: Po çfarë shokë jemi ne, unë do lekë
A.B: O të është bërë mendja lek o mavri
Zogu: Ti nuk je për mua shpirti, unë ta kam thënë
A.B: Ouuuu.
Zogu: Po çfarë si shok, se keq për seks jam unë e?
A.B: Jo për seks o jooo
Zogu: Unë një dashnor për qef e kam edhe nji që më ndihmon e kam. Për ça të kem unë
A.B: Oooo ti, çdo gjë e lidh me lekët
Zogu: Po patjetër
A.B: Eeeee
Zogu: Unë pezjet euro i dua shpenzime ditore zemra. Se janë ca pederasta të këqinj që mund të kenë folur keq ty, po ata s’krahasohen me mua, janë llumi shpirti.
A.B: Kush më ka fol, kush?
Zogu: E di unë. Ti merresh me zhulsa, unë s’jam kategori për dhjetë mijë leksha, që mund të kesh takuar ti.
A.B: Ku flas unë me njeri
Zogu:P o e di unë, po unë i kam marrë vesh të gjitha, kë ke takuar ti

Në 18 korrik 2019, pasi ka shkëmbyer disa telefonata me F.Sula për të gjetur vajza për punë, agjentët e policisë së Tiranës kanë vëzhguar Hermes Nikaj, që shkon në një lokal, ngjitur me prokurorinë e Tiranës dhe pikërisht në këtë lokal ka takuar  F.Sula. “Makina kishte lëvizur”, dhe Zogu kësaj gruaje i kishte gjetur dy vajza nga Kukësi për t’i përdorur në marrëdhënie seksuale. Në raportin e vëzhgimit del se pasi largohet F.Sula, “Zogu” hipën në një automjet tip Benz-Mercedes, ku ndodheshin dy vajza. Pikërisht këto vajza, zbresin nga makina në zonën e Kthesës së Kamzës, dhe pikërisht këtu futen në një hyrje pallati. Ndërsa “Zogu” dhe shoferi i makinës qëndrojnë poshtë. Pasi qëndrojnë gati 1 orë dy vajzat dalin nga pallati dhe hyjnë sërish në automjetin ku ndodhej “Zogu” dhe më pas largohen në drejtim të një restoranti në rrugën e Kavajës.

“Fole me ato vajzat se jam keq për zotin”

Pasi mbarojnë këtë seanca marrëdhënie seksuale, sërish F.Sula hidhet në veprim duke telefonuar Hermes Nikaj, duke i kërkuar që t’i njoftojë të dyja vajzat për ditën tjetër, të jenë gati dhe të punojnë së bashku se është keq nga ana e gjendjes financiare. Mes “Zogut” dhe F.Sula, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Zogu: Hë shpirti im se isha në dush dhe sa dola
F.Sula: Më fal
Zogu: Asnjë gjë se po laja trupin
F.Sula: Mirë i lajmërove ato gocat
Zogu: Po pra ato, k****ca të thanë për nesër
F.Sula: Nesër i lemë, e mirë s’ka gjë. Më fal se i kam rënë disa herë telefonit.
Zogu: Qyqja s’ka gjë jam fëmija jot.
F.Sula: Mirë do ta lemë nesër, ça ore do ta lemë nesër?
Zogu: Nga pasditja, sa të shkruajnë k****t, s’u zihet besë jau q… r….
F.Sula: Mirë mirë, vetëm thuaji çfarë ore do vijnë, mirë.
Zogu: Pa merak se të shkruaj unë në Ëhats app.
F.Sula: Aman se na duhet puna se z’ban o Hermes
Zogu: E di e di më raftë pika
F.Sula: Se jam keq…për zotin
Zogu: Po ça shpirti…
F.Sula: Fol me ato, çfarë ore do vijnë nesër mirë
Zogu: Mos u mërzit, më raftë pika
F.Sula: Të puç…

Turi: Ka vend për kuzhiniere

Pa kaluar shumë ditë në datën 22 korrik 2019, Hermes Nikaj telefonohet nga një biznesmen në Tiranës, që menaxhon një restorant peshku, i cili është identifikuar me emrin “Turi”.Të dy së bashku flasin në mënyrë të koduar, dhe sapo mbërrin vajza, “Turi” i thotë Zogut se ka vend pune në restorant për kuzhiniere, dhe mos diskutonte fare asnjë fjalë. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Zogu: Hë zemra
Turi: Hë zemra nga bëhet
Zogu: Hiç të bëfsha
Turi: Mirë mo mirë
Zogu: Donte të punonte kjo tek ty
Turi: Ça të punonte mo vëlla?
Zogu: A e kupton?
Turi: Lere e mora vesht, të vijë patjetër. Ka vend për kuzhiniere, mos e diskuto fare.
Zogu: Ok, sa të bëjë e përgjithshmja
Turi: Kur do vish sot
Zogu: Jo sot, nesër ose pasnesër.
Turi: Ok, nesër në darkë. Paradite kur të duash, vetëm më lajmëro se po merrem me shpinë e re.
Zogu: A do me njoftu, hajt se të shkruaj unë…