Me Xherdan Shaqirin në sfond, Liverpooli shkakton ‘tërmet’ në rrjetet sociale

E publikuar: 08/05/2019 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli ka marrë vëmendjen e opinionit sportiv në gjithë globin.

“Të Kuqtë” e kanë kthyer rezultatin nga 3:0 në 4:3 për ta eliminuar Barcelonën dhe për t’u kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje, falë mungesës së Mo Salah, Jurgen Klopp startoi nga fillimi edhe me mesfushorin kosovar, Xherdan Shaqiri, shkruan Zëri.info.

Mesfushori nga Gjilani bëri një paraqitje të mirë, madje edhe dhuroi një asistim te goli i dytë i Gini Wijnaldum.

Liverpool FC

@LFC

AAARRGGHHHHHH!! 😁😁

5,470 people are talking about this

Pas ndeshjes, Liverpooli ka shpërndarë një foto interesante të Shaqirit ku shihet duke festuar me Trent-Alexander Arnold.

“AAARRGGHHHHHH!”, shkruhet në përshkrimin e Liverpoolit./Zëri.info