Me veturë zyrtare vidhte nga dhjetë litra derivate për vete, arrestohet serbi në Kllokot

E publikuar: 09/04/2019 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar në Kllokot pasi dyshohet se kishte vjedhur vazhdimisht litra naftë duke shfrytëzuar mashtrimin me veturë zyrtare.

Sipas njoftimit nga policia, i dyshuari serb në një pompë të derivateve kishte mbushur veturën zyrtare me derivate prej 60 litrave, ndërsa në faturë kishte kërkuar të shënohen 70 litra. Pastaj, me veturë private i dyshuari kishte shkuar në pompë dhe kishte mbushur dhjetë litra që nuk i kishte paguar.

“Dyshohet se i dyshuari këtë vepër e ka bërë në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.