Me versionin e fundit të Windows 10-ës Microsoft një hap më pranë eliminimit të fjalëkalimeve

E publikuar: 10/05/2019 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me përditësimin e fundit të Windows 10-ës që do të debutojë këtë muaj, Microsoft është një hap më pranë eliminimit të fjalëkalimeve. Windows Hello ka marrë certifikimin e FIDO2, një standard industrie i cili e konsideron Windows Hello që metodë të sigurtë kyçjeje.

Tashmë përdoruesit e Windows 10-ës versioni 1903 do të mund të aksesojnë pajisjet, aplikacionet dhe shërbimet online duke përdorur metodat biometrike ose PIN në vend të fjalëkalimeve.

Kjo do të thotë se në Microsoft Edge, Google Chrome dhe Mozilla Firefox përdoruesit e Microsoft mund të kyçen me teknologjinë e njohjes së fytyrës ose skanerët e shenjave të gishtërinjve.

Këto metoda biometrike do ti japin përdoruesve akses në programe si Outlook.com, Office 365, Skype, Xbox Live në kompjuter dhe më shumë.

Me 800 milionë përdorues aktivë të Windows 10-ës, funksioni i ri pritet të ketë impakt të gjerë. Është përpjekja më e fundit e kompanisë për të eliminuar fjalëkalimet. Në një postim në blog Microsoft thoshte se askush nuk i pëlqen fjalëkalimet me përjashtim të hakerëve.

Kompania tashmë po inkurajon kompanitë të tjera dhe zhvilluesit e softuerit ti përkushton qasjes së re pa fjalëkalime. /PCWorld Albanian