Me vendim të Ministrit në detyrë shkarkohet drejtori i Agjencisë së Akreidtimit

E publikuar: 28/01/2020 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avni Gashi, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Agjencisë Kosovare të Akreditmi është liruar nga kjo detyrë sot me vendim të Ministrit në detyrë të Arsimit, Shyqyri Bytyçi, raporton Gazeta Express.

Gashi ka njoftuar sot se në pozitën e tij do të emërohet Ushtrues Detyre Shkelëzen Gerxhaliu.

“Ju njoftoj që nga sot jam liruar nga detyra e Ushtruesit te Detyres te Drejtorit te Agjencise se Kosoves per Akreditim me vendim te Ministrit Bytyqi. Po ashtu, ne te njejten kohe kam pranuar vendimin qe per poziten U.D. Drejtor I AKA-se eshte emruar Z. Shkelzen Gerxhaliu, te cilit I deshiroj sukses dhe pune te mbare ne arritjen e objektivave te AKA-se”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë tutje se shpreson që Agjenica Kosovare e Akreditimit të jep kontributin e saj në arsimin e lartë.

“Shpresoj që edhe më tutje ky institucion i rëndësisë së veçantë dhe stafi profesional në kuadër të këtij institucioni, të japin kontributin e vetë në arsimin e lartë”, ka thënë ai.