Me tortë e uruan një kosovar marrjen e vizës, fëmijët e tij (Foto)

E publikuar: 24/12/2018 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që të urojmë të afërmit tonë për ditëlindje, fejesë, martesë apo edhe gjëra të tilla kemi parë, por që të urojmë për marrjen e një vize, kjo me siguri që nuk ka ndodhur.

Por, nëse nuk ka ndodhur deri më tani, kjo nuk do të thotë se nuk ndodh kurrë – dhe këtë e dëshmon një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale.

Në fotografi, me gjasë familja, përkatësisht fëmijët e një qytetari nga Kosova i kanë uruar atij “marrjen e vizës”.

Për këtë, në tortën e urimit, është vendosur edhe fotografia e vizës së marrë nga kosovari. /Telegrafi/