Më të mirët e “O sa mirë” në një tjetër projekt të përbashkët

E publikuar: 01/05/2018 09:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kohëve të fundit aktorët e “ O sa mirë” padyshim janë ndër personazhet më të dashura për publikun, shkruan GazetaExpress.

E disa nga aktorët e këtij seriali do t’i shohim së shpejti në një projekt tjetër së bashku.

Janë Jeton Zogjani, Edi Kastrati dhe Ridvan Murati, të cilët janë bërë bashkë për një film të metrazhit të shkurtër, po ashtu të zhanrit komedi.

Filmi është bashkëpunim zvicërano- shqiptar dhe është planifikuar që xhirimet të fillojnë gjatë muajit qershor dhe korrik në Kosovë dhe Zvicër.

Organizimin për shtetin Zviceran e ka aktori dhe njëherësh drejtor i Qendrës Kulturore në Cyrih, Ridvan Murati, ndërsa për Kosovë Jeton Zogjani dhe Edi Kastrati.

Lidhur me këtë film dhe cdo gjë tjetër rreth këtij bashkëpunimi do të mësojmë të mërkurën nga ora 17:05 në emisionin 5e5, ku të ftuar janë aktorët Jeton Zogjani dhe Edi Kastrati./GazetaExpress/