Më të mirët e Ligës së Evropës– Formacioni pushtohet nga dyshja shqiptare Xhaka dhe Mustafi

E publikuar: 23/02/2019 04:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali arriti të kalojë tutje në Ligën e Evropës pas fitores ndaj Bat Borisov 3-0.

Dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi shkëlqyen në këtë përballje.

Xhaka asistoi dy herë, ndërsa Mustafi arriti të shënojë një gol, po nga asistimi i shqiptarit tjetër.

Kjo paraqitje ka bërë që faqja zyrtare e Ligës së Evropës t’i fut në formacionin e javës.

Në formacion është edhe Stephan Lichtsteiner nga Arsenali.

Talenti Hudson Odoi po ashtu zuri vend në formacion, sikurse edhe Sarabia i Sevillas.

Portieri i javës ishte ai i Dinamo Kiev, Boyko. /Telegrafi/