Më shumë të prekur jashtë Kinës se sa brenda saj nga coronavirusi – BE thotë se nuk ka asnjë arsye për panik

E publikuar: 26/02/2020 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Evropa nuk duhet të “heqë dorë nga paniku” për përhapjen e coronavirusit, paralajmëroi komisioneri i BE-së për shëndetin të mërkurën.

Një deklaratë e tillë, sipas Euronews, përcjell Telegrafi, vjen edhe pse Greqia konfirmoi rastin e saj të parë me coronavirus, një ditë pasi virusi u përhap në Zvicër, Austri, Kroaci dhe Spanjë – dhe OBSH njoftoi më shumë infeksione të reja jashtë Kinës sesa brenda për herë të parë.
“Kjo është një situatë shqetësuese por ne nuk duhet të bëjmë panik”, ka thënë Stella Kyriakides në Romë.

“Ne gjithashtu duhet të jemi vigjilentë kur bëhet fjalë për keqinformimet dhe dezinformimet, si dhe deklarata të cilat janë mashtruese dhe vënë në diskutim punën e autoriteteve publike”.

Ndryshe, ministria greke e shëndetësisë tha se një grua 38-vjeçare në Selanik, e cila kohët e fundit kishte udhëtuar në Itali, testoi pozitive për virusin.

Njerëzit që erdhën në kontakt me të po hyjnë vullnetarisht në karantinë.

Shefi i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus, tha se numri i rasteve të reja me coronavirus në të gjithë botën të martën ishte 427 krahasuar me vetëm 411 brenda Kinës, ku filloi shpërthimi.

Ai tha se kishte raste të reja në Iran, Irak, Kuvajt dhe Oman, dhe raste të reja në Algjeri, Austri, Kroaci, Gjermani, Spanjën kontinentale dhe Zvicër.

Një ekip i përbashkët i OBSH-së dhe zyrtarë të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka udhëtuar në Romë për të rishikuar masat e shëndetit publik të Italisë dhe që një ekip i veçantë i OBSH-së do të udhëtonte në Iran këtë fundjavë “për të siguruar mbështetje”, shtoi ai.