Më shumë se 100 milionë raste me Coronavirus në botë

E publikuar: 27/01/2021 08:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka kaluar shifrën e 100 milionë rasteve që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

Shifra aktuale është 100,270,602 raste të regjistruara.

Në gjithë botën, 2,157,355 persona kanë humbur betejën me COVID-19.

Rastet e para të regjistruara ishin në Kinë në fund të 2019-s.

Shumë shtete mbeten të izoluara e me masa të rrepta në parandalimin e rasteve të reja.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i prijnë listës me 25 milionë raste të konfirmuara deri tash. India është e dyta me 10.7 milionë raste e Brazili i treti me 8.9 milionë./eko/