Më se 100 lopë të mbarsura nisen për në ishullin e pabanuar, për të sjellë në jetë të vegjlit (Video)

E publikuar: 06/04/2018 07:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Angus MacDonald dhe bashkëshortja tij Michelle nga Skocia, dokumentuan marshin e përvitshëm të lopëve të mbarsura, që ecin rreth tre kilometra, derisa arrijnë në ishullin Valley.

Këtë vit ishin më se 100 lopë, që shfrytëzuan zbaticën për të shkuar më lehtë në zonën e pabanuar, ku do të qëndrojnë deri në tetor, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, viçat e tyre do të jenë të sigurt nga grabitqarët, ndërsa ambienti është i pastër dhe me klimë të favorshme.

“Jetoj këtu që nga 1970 dhe gjithmonë vij që t’i shoh, kur nisen për të kryer procesin e lindjes. Por, kur nuk kam qenë brenda ishullit, aty bëhen agresive në mbrojtje të viçave”, ka thënë MacDonals.

Pas gjashtë muajsh, ai ka premtuar se do të realizojë një video tjetër, për të treguar se si këto lopë do të kthehen së bashku me të vegjlit, në rrethinën ku banojnë. /Telegrafi/