Më në fund Honor 8 merr përditësimin Android Oreo

E publikuar: 05/05/2018 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Huawei ka sjellë Android Oreo të ri në shumë pajisje të saj. Por Honor 8 ishte një telefon i cili duhet të priste mjaft kohë për të marrë këtë përditësim.

Por tani ka një lajm të mirë për përdoruesit e Honor 8. Më në fund, Honor 8 merr përditësimin Android Oreo. Pesha e përditësimit është 1.3GB dhe mund të gjendet duke përdorur mjetin Firmware Finder të Honor. Nëse nuk e gjeni atë, me siguri do të merrni përditësimin pas disa kohësh.

Honor  ka bashkangjitur një ndryshim shumë të gjatë në Android 8.0 Oreo, i cili konfirmon se smartphone-i  do të ketë ngarkesa të tipareve dhe përmirësimeve të reja. Përditësimi përfshin EMUI 8.0, optimizime më të shpejta të bazuara në AI, platformë  të re navigimi, tema ekskluzive të paracaktuara dhe shumë më tepër.

Huawei Honor 8 është ndërtuar me një chipset CPU Kirin Octa-core që përmban një ko-procesor i5, i cili punon së bashku për të rritur shpejtësinë e përpunimit, kohën e përgjigjes dhe jetën e baterisë.

Së bashku me procesorin e fuqishëm, kjo pajisje ka 4GB RAM dhe 32GB memorie në bord, që mund të zgjerohet deri në 128 GB nëpërmjet kartës microSD.

Sensori 3D i gjurmës së gishtave ka një aftësi të vetëdijësimit, që do të thotë se sa më shumë të përdoret aq  më shpejt do të realizohet, duke arritur më pak se 0.4 sekonda, ai sjell një eksperiencë të vërtetë të përparuar në drejtim të shpejtësisë, inteligjencës dhe sigurisë. Tani Honor 8 merr përditësimin Android Oreo dhe do ta bëjë përvojën tuaj më të këndshme. /PCWorld Albanian