Më në fund Fortnite për Android i disponueshëm për të gjithë përdoruesit

E publikuar: 12/10/2018 07:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse keni pritur prej kohësh të shtini në duar Fortnite për Android, ju japim lajmin e mirë se ky moment ka ardhur.


Sot Epic tha se versioni Android i lojës shumë popullore është i disponueshëm për të gjithë që kanë “një pajisje të përshtatshme” dhe nuk keni më nevojë për një ftesë për të luajtur.

Listën e plotë të telefonëve Android të që mund të luajnë lojën e gjeni në sajtin e Epic.


Fortnite në Android mbërriti në muajin Gusht ekskluzivisht për telefonët Samsung përpara se të ofrohej për të gjithë pak ditë më pas.

Ndryshe nga lojërat e zakonshme Android që i shkarkoni në Play Store me Fortnite nuk funksion kështu.

Ju duhet të ndiqni udhëzimet në këtë lidhje për ta instaluar lojën. Telefonët e vjetër nuk kanë për ta “pëlqyer” lojën. /PCWorld Albanian