Me Messin, secila sfidë nisë 1-0!

E publikuar: 27/05/2015 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse do të shkoni për të luajtur në “Camp Nou” duhet të mendoheni dy herë. Klubi blaugrana ka fatin e madh që ka në skuadër një lojtar si Lionel Messi. Por, prisni ndoshta nuk dini diçka për “pleshtin”.

Sa herë që argjentinasi hyn në “Camp Nou”, është njësoj sikur Barcelona fillon sfidën me avantazhin 1:0. Kjo për faktin se sulmuesi argjentinas ka një bilanc shumë pozitiv për sfidat e luajtura brenda në shtëpi.

Ai ka realizuar besoni apo jo 229 gola në 230 ndeshje në stadiumin e klubit katalanas. Në 82 për qind prej tyre, Barcelona ka arritur të fitojë.