Me makinë të vjetër dhe një rrugë e papastruar nga shembja e dheut – detajet e aksidentit me dy policët të zhdukur

30.04.2018 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Me makinë të vjetër dhe një rrugë e papastruar nga shembja e dheut – detajet e aksidentit me dy policët të zhdukur

Dyshimet kryesore që kanë mundur të dërgojnë tek aksidenti i së shtunës, ku u zhdukën dy policët e Kosovës, janë makina e vjetër e Policisë, me të cilin ishin duke lëvizur para aksidentit dhe shembja e dheut që kishte ndodhur pikërisht në vendin e aksidentit.

Rrëshqitjen e rrugës, si pasojë e rreshjeve të shiut, si mundësi që ka mundur të shkaktojë aksidentin, e ka hedhur poshtë për Insajderi, drejtori i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi. Përkundër tij, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtullah Gashi, ka thënë se tashmë pistat janë të hapura në të gjitha drejtimet.

Me makinë të vjetër dhe një rrugë e papastruar nga shembja e dheut – detajet e aksidentit me dy policë të zhdukur
Gjatë të shtunës mbrëma, dy policët e Kosovës Armend Trena dhe Malësor Dashi, teksa po lëviznin në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, konkretisht afër lumit Lepenc, pësuan aksident të rëndë, duke rënë në lum. Deri më tani është gjetur vetura zyrtare e Policisë së Kosovës, me të cilën pësuan aksident, por jo edhe trupat e tyre. Kërkimet që kanë nisur që nga e shtuna mbrëma, janë duke vazhduar edhe më tutje, por ende pa sukses.

Në këtë operacion janë angazhuar përveç Policisë së Kosovës, edhe FSK, zjarrëfikësit dhe KFOR-i. Madje, tashmë kërkimet për gjetjen e tyre, kanë filluan edhe në territorin e Maqedonisë, ku shtrihet lumi Lepenc.

Dy policët e zhdukur, e që nuk kishte kohë të gjatë që ishin bërë pjesë e Policisë së Kosovës, gjatë momentit të aksident ishin në orar të punës. Vetura e Policisë së Kosovës, që të dy këta po e vozisnin, i përkiste tipit Nisan, që janë ndër veturat më të vjetra që i posedon Policia.

Por, dyshimet për shkaktarin e aksidentit janë hapur në shumë drejtime.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtullah Gashi, ka thënë për Insajderi, se njësitet policore janë duke i hetuar të gjitha pistat që kanë qenë shkaktarë i aksidentit.

“Tash për tash nuk mund të themi se ky apo ai ka qenë shkaktar i aksidentit. Të gjitha pistat janë duke u hetuar dhe do të presim raportin përfundimtar nga Policia, lidhur me këtë ngjarje”, ka thënë ministri Gashi.

Por, njëra ndër pistat e dyshimit për shkaktarin e kësaj ngjarje është shembja e dheut pikërisht në vendin e aksidentit.

Shembja e dheut kishte ndodhur dy javë më parë, duke e vështirësuar qarkullimin rrugor në këtë vend. Madje, nga pasojat e rrëshqitjeve në atë vend, rruga ishte bllokuar për njërën korsi. raporton Insajderi.

Se rruga ka qenë e qarkullueshme vetëm për një korsi e ka konfirmuar për Insajderi, kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Ani pse menaxhimi i kësaj pjesë të rrugës, është në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës.

“Shumë afër vendit ku ka ndodhur ngjarja, ka rrëshqitje të dheut. Kjo rrëshqitje ka ndodhur para dy ose tri jave (nuk jam shumë i sigurt), dhe rrëshqitja e dheut ka bërë që në atë vend të mbyllet njëra korsi, që për pasoja është dashur që veturat e njërës anë t’i presin ato të anës së kundërt, derisa të kalojnë”, ka thënë Suma.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti i dy policëve të Kosovës.

Mundësinë që aksidenti ka mundur të ndodhë për shkak të lagështisë së rrugës, e ka hedhur poshtë drejtori i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai për Insajderi ka thënë se gjatë kohës së aksidentit nuk ka rënë shi, dhe rrjedhimisht nuk ka pasur lagështi në rrugë.

“Nuk ka qenë duke rënë shi në momentin kur ka ndodhur aksidenti”, ka thënë Gashi për Insajderi.

Përderisa Policia e Kosovës ende nuk ka dalur me ndonjë raport që do të mund të pasqyroheshin dyshimet e shkaktarit të aksident, ky i fundit ka mundur të ndodhë edhe për shkak të vjetësisë së veturës zyrtare të Policisë, me të cilin ka ndodhur aksidenti – lloji i veturës Nisan, që janë ndër veturat më të vjetra që i posedon Policia e Kosovës.

Fotografi e llojit të veturës së Policisë, me të cilën ka ndodhur aksidenti.

Lajmi më i fundit për këtë ngjarje është gjetje e disa pjesëve tjera të veturës, me të cilën ka ndodhur aksidenti, si: pjesë të rrotacionit të veturës, pjesë të kutisë së ndihmës së parë si dhe pasqyrat anësore të veturës./Insajderi.com

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


PSD: Partitë opozitare pa ne s’mund ta rrëzojnë Qeverinë

PSD: Partitë opozitare pa ne s’mund ta rrëzojnë Qeverinë

Avni Arifi emërohet ambasador

Avni Arifi emërohet ambasador

Qeveria kërkon përfundimin e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore

Qeveria kërkon përfundimin e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore

Ministri Berisha takoi pjesëtarët e FSK-së nga radhët e komunitetit serb

Ministri Berisha takoi pjesëtarët e FSK-së nga radhët e komunitetit serb

Arrestohet një person për  vjedhje të rëndë

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë

“Vetëvendosje” kërkon që rasti i Vasfije Krasniqit të riprocedohet dhe fajtorët të dënohen

“Vetëvendosje” kërkon që rasti i Vasfije Krasniqit të riprocedohet dhe fajtorët të dënohen

Çështja e amnistisë në fokus të debatit për ndryshimet kushtetuese

Çështja e amnistisë në fokus të debatit për ndryshimet kushtetuese

Rama kundër lojërave të fatit: Bastet vdiqën Sali!

Rama kundër lojërave të fatit: Bastet vdiqën Sali!

Vushtrria bëhet me qendër moderne të rinisë

Vushtrria bëhet me qendër moderne të rinisë

Një prej dhunuesve të Vasfije Krasniqit, tash polic i Kosovës

Një prej dhunuesve të Vasfije Krasniqit, tash polic i Kosovës

Austria ia rikujton Serbisë se Kosova është kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Austria ia rikujton Serbisë se Kosova është kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Vjosa Osmani përplaset me Dukagjin Goranin e Time Kadrijajn

Vjosa Osmani përplaset me Dukagjin Goranin e Time Kadrijajn

Kryeministri Haradinaj: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, figurë e fuqishme që na lidh me Perëndimin

Kryeministri Haradinaj: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, figurë e fuqishme që na lidh me Perëndimin

Vuçiq: Nëse largohet UNMIK-u dhe formohet ushtria e Kosovës, Serbia do të mbetet pa zgjidhje

Vuçiq: Nëse largohet UNMIK-u dhe formohet ushtria e Kosovës, Serbia do të mbetet pa zgjidhje

Edita Tahiri: Ua përplasa në fytyrë Vuçiqit e Daçiqit gjenocidin që kryen serbët në Kosovë

Edita Tahiri: Ua përplasa në fytyrë Vuçiqit e Daçiqit gjenocidin që kryen serbët në Kosovë

Ministri Matoshi nënshkruan Udhëzim Administrativ të Gjobave për hedhje të mbeturinave

Ministri Matoshi nënshkruan Udhëzim Administrativ të Gjobave për hedhje të mbeturinave