Me lojë të barabartë, Prishtina mposhtët nga Drita

E publikuar: 08/03/2020 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drita ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Prishtinë në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 22-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Derbi i javës sjelli një derbi të zjarrtë në fushë dhe tribuna, ku nuk munguan as koreografitë dhe mjetet piroteknike.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, pa shumë raste shënime dhe me Dritën më pragmatike.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e tetë të ndeshjes, kur Kastriot Rexha shënoi nga afërsia për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më agresive, me Prishtinën që krijonte më shumë në kërkim të barazimit dhe Dritën që donte të mbronte rezultatin.

Megjithatë, Prishtina arriti ta thyej mbrojtjen e gjilanasve në minutën e 70-të duke barazuar në 1-1 me anë të Otto John dhe falë ndihmës së portierit Faton Maloku.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por golin e gjetën vetëm vendasit me anë të Astrit Fazliut (80’), i cili shënoi një gol të bukur dhe vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.

Me këtë fitore, Drita e sheh veten në pozitën e dytë me 43 pikë apo dy më shumë se Prishtina e katërta.

Më këtë ndeshje skuadrat përfunduan fazën e dytë të rregullt të Superligës, ndërsa me përfundimin e ndeshjeve të nesërme, do të hidhet shorti për fazën e tretë me sistemin e Bergerit.