Me Listën Serbe s’bëjmë koalicion si në të kaluarën, thotë Konjufca

E publikuar: 28/10/2019 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur rreth mundësisë së përfshirjes së Listës Serbe në qeverinë e re.

Ai ka thënë se nuk do të pranojnë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse.

“Nuk mendoj që koalicioni me Listën Serbe është një lloj kushti pa të cilit nuk bëhet Qeveria e ardhshme e Kosovës. Ministri që duhet të zgjidhet, duhet të jetë në konsultim me ta, por nuk do të bëjmë marrëveshje për koalicion si në të kaluarën. Neni i Kushtetutës thotë se qeveria zgjidhet me 61 vota. Ky nen nuk përcakton nëse duhet të jenë turq, serbë a shqiptarë”, tha Konjufca në RTV Dukagjini, duke shtuar se Lista Serbe duhet ta njohë shtetin e Kosovës.