Me këtë pamje, vështirë të besohet që JLo është 48 vjeçe

E publikuar: 14/10/2017 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse ka mbushur 48-at, JLo është më në formë se kurrë më parë, kurse fizikun e saj ia kanë lakmi shumëkush, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, JLo ka postuar disa imazhe të cilat i ndau gjatë një performance live në skenë, ku ishte veshur sportive me një palë rroba që i vizatonin çdo pjesë të trupit.

Në këtë veshje, JLo duket si të jetë një 20 vjeçare, pasi linjat trupore të saj janë në atë masë sa të gjithë i kanë lakmi.

Këngëtarja pas ndarjes nga Marc Anthony është lidhur me Alex Rodriguez dhe nga ajo që shihet përmes imazheve të tyre, çifti duken se janë në një lidhje të shëndoshë.