“Më ka sha krejt populli sepse jam bërë bashkë me hajnat e Prontos” – deputeti i PDK-së komenton deklaratat e Haradinajt

E publikuar: 08/12/2020 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, i ka konsideruar si jo-serioze deklaratat e kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit deklaroi se bashkimi me PDK’në ia dëmtoi figurën atij.

Këto komente, Tahiri i ka bërë në emisionin ‘Pressing’ në televizionin T7, teksa ka folur edhe lidhur me çështjen e kandidatit për president, përcjell Gazeta Express.

“Ashtu siç e shohim ne, Kosova është shumë larg arritjes së koncensusit për zgjedhjen e presidentit nga kjo legjislaturë. Gjuha e Ramush Haradinajt nuk më ka habit. Nëse do kishim një kandidaturë serioze të z. Haradinaj, ne do të uleshim e të flisnim”, ka thënë ai.

Tutje, përfaqësuesi i PDK’së ka thënë se partia e tij nuk ka vota për kandidatët e dalë nga koalicioni qeverisës LDK-AAK-Nisma-AKR-6 plus.

“Asnjë kandidat që vjen nga koalicioni qeveritar, ne nuk do e votojmë. PDK i ka dhanë mundësi për ta qeverisë vendit, ndërsa ai ka dezertu”, ka thënë ndër të tjera ai.

“Z. Haradinaj di të bëjë befasi, e befasia nuk i duhet politikës”.