Me fustan transparent Leonora Jakupi përball coronavirusit

E publikuar: 13/03/2020 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke marrë vëmendjen me dukjen e saj.

Së fundmi, këngëtarja pozoi e veshur me një fustan me material transparent, teksa vinte në pah vijën e saj të trupit.

Fotografinë në fjalë, Leonora e ndau me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, teksa në mbishkrimin e saj ironizoi me virusin COVID-19, që për momentin është tema më e diskutuar në glob.

“Duke ikur nga virusi”, shkroi këngëtarja Jakupi në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa mori pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Leonora përndryshe është mjaft aktive në muzikë, teksa javën e kaluar performoi në koncertin e organizuar në Prekaz, në nderë të Epopesë së UÇK-së.