Me funksionin e ri në Instagram mund të ndani historitë vetëm me miqtë e afërt

E publikuar: 30/11/2018 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e Premte, rrjeti social i fotografisë në pronësi të Facebook, Instagram, lançoi një veçori të re në aplikacionin mobil të quajtur “Close Friends” me të cilën përdoruesit mund të shpërndajnë historitë e tyre me një grup miqsh.


Funksioni i ri do të shfaqet në profilin e përdorues në menunë anësore dhe i disponueshëm për mbi 1 miliardë përdoruesit e Instagram.

Përdoruesit do të kenë mundësi të krijojnë një grup miqsh dhe të ndajnë historitë ekskluzivisht me ta.


Nëse jeni pjesë e listës së ngushtë të ndonjë miku, do të vëreni një rreth jeshil përreth fotos së tyre në shiritin e historive si dhe një shenjë jeshile kur jeni duke parë historitë e tyre.

Muajt e fundit Facebook është fokusuar së tepërmi në Instagram i cili është edhe gjeneratori me rritjen më të shpejtë të të ardhurave të kompanisë.

Rivali kryesor, Snapchat, gjithashtu ka ridizajnuar aplikacionin për të thithur më shumë përdorues e reklamues. /PCWorld Albanian