Me cilin reper Nora po sjell bashkëpunimin e radhës

E publikuar: 23/10/2018 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nora Istrefi është aktive me projekte të reja muzikore.

Nora Istrefi së shpejti po vjen me bashkëpunimin e radhës, e këtë gjë e ka zbuluar vetë artisti me të cilin ajo po sjell duet.

Bëhet fjalë për Skerdi Agon, i cili përmes një postimi në rrjete sociale konfirmoi që kënga e radhës e tij është me Norën.

“Menaxheri Granit Muhaxheri e zbuloi qe kenga ime e radhes do te jete me Nora Istrefin”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Nora Istrefi është “As ni gotë”, këngë e cila mori afro 4 milionë klikime në YouTube. /Lajmi/