Me 9 Maj hiqen vizat për Kosovën

E publikuar: 01/04/2015 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me ne fund ëndrra e shumë pritur po behët realitet, Kosovës i hiqen vizat më 9 Maj – Dita e Evropës.

Ky lajm është konfirmuar për Lapsinews nga burime jo zyrtare pranë Komisionit Evropian. Madje për këtë çështje, Komisioni Evropian përmes një letre diplomatike ka njoftuar edhe Qeverinë e Kosovës.

Në letër, ndër të tjera përgëzohet Qeveria e Kosovës për progresin e arritur, veçanërisht  sa i përket përmbushjes se të gjitha kritereve për liberalizim të vizave.

Si rezultat i këtij suksesi, thuhet në letër se që nga 9 Maj – Dita e Evropës, të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të lëvizin pa viza në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, Lapsinews merr vesh se në fund te letrës se Komisionit Evropian për Qeverinë e Kosovës shkruan, Aprililiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii!