Më 28 qershor hapet Aeroporti i Prishtinës

E publikuar: 23/06/2020 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për hapjen e Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës.

Rihapja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës do të bëhet më 28 qershor.


Megjithëkëtë, në draft-vendim theksohet se rifillimi i transportit ajror dhe hapja e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, bëhet vetëm për vijat e rregullta të domosdoshme që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë dhe shëndetit.

Udhëtarët që hyjnë në Kosovës, sipas këtij dokumenti, rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë.