Më 25 Maj UBT-CERT organizon konferencën e parë kombëtare dedikuar infrastrukturave të mbrojtjes së të dhënave kritike dhe ligjit Evropian GDPR

E publikuar: 10/05/2018 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

25 Maj UBT-CERT organizon në Prishtinë konferencën e parë kombëtare dedikuar infrastrukturave për mbrojtjen e të dhënave (CIIP) dhe Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR).

Konferenca organizohet në kuadër të Javës së Shkencës dhe Teknologjisë së UBT-së në Parkun Teknologjik dhe Shkencor të këtij universiteti.

Jetojmë në kohën e një tregu të hapur e të madh digjital që mundëson shërbime të shumta për gjithë shoqërinë.

UBT dhe CERT divizioni i saj janë të angazhuar vazhdimisht për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë së qytetarëve nga kërcënimet e ndryshme që i bëhen në fushën e TIK-ut nëpër gjithë sektorët.

Gjatë konferencës nga Rektori i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi për herë të parë do të lançohet “Komisioni i Ekspertëve të Kërkimit të Infrastrukturave Kritike të Informacionit” (Critical Information Infrastructures Expert Research Committee) i cili do të zhvillojë kërkime dhe studime në siguri kibernetike për mbrojtjen e këtyre infrastrukturave kritike të informacionit në nivel nacional të Republikës së Kosovës dhe rajonit.

Në konferencë janë ftuar të gjitha palët e interesit që kanë të bëjnë me temën kryesore sektorët apo infrastrukturat kritike te shtetit, gjithashtu pjesëmarrës do jenë edhe nga partnerët tanë UBT-CERT ndërkombëtarë, CERT Republikës së Shqipërisë, Drejtori i CERT Rumanisë, Drejtoresha e CERT Moldavisë, përfaqësues të organizatës FIRST dhe TI, CERT i Maqedonisë, Kroacisë, Malit të Zi, Hungarisë, Sllovenisë, Çekisë, Kosovës KOS-CERT, Drejtori ASHI-së, Forensica e Kosovës, Agjencia e Ushqimit, Ministritë, sektori i financave, kompanitë e menaxhimit të ujit, emergjencave, energjisë elektrike, sektori i TIK-ut, ISP-të, kompani private dhe stafi i huaj diplomatik në Kosovë.

Konferenca starton në ora 11:00 në UBT Science & Technology Park (UBT Kampus Magjistralja Prishtine – Ferizaj – Rrethi te QMI).

Axhenda e Konferencës vijon si mëposhtë:

  • 11:00 Pritja e mysafireve, stafi organizativ
  • 11:30 Mirëseardhje, UBT-CERT Team
  • 11:35 Hapja e konferencës, Rektori UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi
  • 12:00 Prezantimet, folësit e konfirmuar
  • 13:15 Prezantimi i Analizës & vlerësimit, UBT-CERT Team
  • 13:25 Diskutim në çështjet e përmendura, Prof. Dr. Edmond Hajrizi & folësit e konfirmuar
  • 14:00 Mbyllja & falënderime, Rektori UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi
  • 14:30 Koktej për pjesëmarrësit & fotografia e përbashkët

Infrastrukturat Kritike të Informacionit dhe Mbrojtja e tyre siç njihen CIIP Critical Information Infrastructure & Protection, paraqesin dhe përmbajnë gjitha të dhënat, informacionet për jetën tonë.

Një komponentë tjetër shumë e rëndësishme e sigurisë & privatësisë së të dhënave do të jetë temë diskutimi nga Prof. Ruzhdi Jashari dhe të ekspertë të huaj, GDPR General Data Protection Regulation. Parlamenti Evropian më 14 Prill 2016 ka aprovuar këtë rregullore të re e cila do të hyjë në fuqi po në ditën e mbajtjes së konferencës në UBT 25 Maj 2018. Kjo rregullore parasheh kushtet shumë rigoroze të mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë për të gjitha kompanitë institucionet që kanë të bëjnë me të dhënat e qytetarëve të Evropës.

Lidhur me rëndësinë e kësaj konference Koordinatori i UBT-CERT Atdhe Buja u shpreh: “Duke përdor Teknologjinë Informative dhe Komunikuese duhet të ngrijmë edhe nivelin e sigurisë së tyre përmes implementimit të mekanizmave të mbrojtjes dhe parandalimit të sulmeve kibernetike dhe të natyrave të tjera.

UBT dhe CERT divizioni i saj janë të përkushtuar dhe kanë kompetencë që të japin kontributin e tyre dhe udhëheqin procesin e identifikimit të sektorëve, përcaktimit & implementimit mekanizmave mbrojtës dhe parandalues si dhe mbikëqyrjen në vazhdimësi të këtyre mekanizmave.”

Mungesa e infrastrukturës ligjore, vetëdijesimit të institucioneve publike & private lidhur me rëndësinë e implementimit të mekanizmave të parandalimit dhe mbrojtjes së këtyre infrastrukturave kritike, kanë qenë shkas i organizimit dhe koordinimit në mes të palëve të interesit për zhvillimin e kësaj konference nacionale,” vijoi Ai.

Çdo vit muaji Maj përkon me organizimin e ngjarjeve të shkencës & teknologjisë nga institucione të ndryshme akademike, publike & private me qëllim të promovimit dhe vetëdijesimit më të madh të shoqërisë për të rejat dhe zhvillimet e sfidat në shkencë & teknologji.

Në këtë kuptim, UBT Science & Technology Week është aktiviteti kryesor i vitit i organizuar nga Rektori i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi, për të promovuar shkencën dhe teknologjinë në vend. Edicioni i kësaj konference do të organizohet në datat: 25 Maj 2018.

Ky aktivitet shënohet në UBT Science & Technology Park (Kampusi universitar) vend ku ndërthuren gjitha aspektet dhe ekzistojnë gjitha hapësirat e një showroom të shkencës dhe teknologjisë e më gjerë. E gjithë kjo infrastrukturë e ofruar nga UBT me qëllim të dhënies së mundësisë për studentët dhe profesionistët e fushave të ndryshme të zhvillimit dijes dhe hulumtimeve të ndryshme shkencore.

Konferenca ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

ICTSmedia, publikuese e disa prej mediave kryesore në fushën e teknologjisë, vjen si partner i kësaj konference mjaft të rëndësishme në sigurinë dhe privatësinë e të dhënave.

Për të rejat më të fundit rreth konferencës, ju ftojmë në ndiqni aktivitetin në rrjetin social Facebook.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë mund të rezervojnë biletën e tyre në këtë lidhje. Lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në [email protected] dhe menjëherë do të pranoni informacione shtesë për aktivitetin. /PCWorld Albanian