Më 2100 Shqipëria do të ketë mbi 1.1 milion banorë më pak se tash (dokument)

E publikuar: 25/12/2015 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria, sipas një studimi të Kombeve të Bashkuara në fund të shekullit 21, do të ketë gati 40 për qind më pak banorë se sa që ka tani.

Një studim i Kombeve të Bashkuara parasheh që bota në vitin 2100 të ketë përafërsisht tre miliardë banorë më shumë se tash, transmeton Koha.net.

Në botë tash jetojnë 7.349.472.000 banorë e në vitin 2100 pritet që bota të ketë 11.213.000.000 banorë.

Aktualisht, sipas këtyre të dhënave, në botë dominon gjinia mashkullore. Janë 3.707.206.000 meshkuj dhe 3.642.266.000 gra, përkatësisht indeksi 102 burra.

Studimi parasheh rritje më të madhe të popullsisë në Afrikë.
Nga 1.186.000.000 sa ka tash, në 4.387.000.000 në vitin 2100, që i bie trefishim i popullsisë.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe popullsia në Europë do të shënojë rënie. Nga 738 milionë që ka tash, numri i banorëve do të bjerë në 646 milionë.

Studimi përfshin edhe Shqipërinë.
Sipas të dhënave të këtij studimi, në vitin 1950 Shqipëria kishte 1.263.000 banorë, tash ka 2.897.000 banorë, do të shënojë rritje deri në vitin 2030 kur do të ketë 2.954.000, për të filluar rënien në vitin 2050 kur parashihet të ketë 2.710.000 banorë, ndërsa në fund të shekullit XXI, pra më 2100, Shqipëria do të ketë 1.755.100. banorë.

Aktualisht, thekson studimi, numri i femrave në Shqipëri është më madh se i meshkujve. Tash ka 1.437.000 burra e 1.460.000 femra, përkatësisht indeksi 98 burra.
Në këtë studim nuk është përfshirë Kosova e cila nuk është anëtare e OKB-së.

KOHA_net