Me 21 inspektorë, MASHT-i do ta vlerësojë performancën e rreth 23 mijë mësimdhënësve

E publikuar: 10/08/2018 07:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me vetëm 21 inspektorë të arsimit do ta nisë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) vlerësimin e performancës së mësimdhënësve në muajin shtator. Për këtë vlerësim MASHT-i thotë të jenë në fazën finale të përgatitjeve, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltari në MASHT, Valmir Gashi, e ka pranuar se numri i inspektorëve me të cilët është planifikuar të bëhet vlerësimi është i vogël por, sipas tij, me miratimin e projektligjit për Inspektoratin e Arsimit do të shtohen inspektorët.

Vlerësimi i mësimdhënësve do të bëhet përmes pyetësorëve dhe do të përmbajë 4 komponentë.

“Numri i inspektorëve është i vogël kur e dimë që është një proces që kërkon më shumë, por procesi do të fillojë me inspektorët aktualë që kemi. Përgatitjet për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve janë në fazën finale, dhe planifikohet të fillojë me fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Gashi…