Më 2 Prill afati i fundit i mbylljes së aplikacionit famëkeq të Google

E publikuar: 31/01/2019 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tetorin e vitit të kaluar Google bëri të ditura planet për mbylljen e Google+ për konsumatorët pasi një problem sigurie ekspozoi të dhënat e tyre.

Një tjetër rrjedhje informacioni që pasoi bëri që motori i kërkimit të përshpejtonte procesin e mbylljes së rrjetit social.

Rrjeti social do të qëndrojë i disponueshëm deri në Prill të 2019-ës. Por nga data 4 Shkurt nuk mund të krijoni më profile, faqe, komunitete apo evente.

Komentet e gjeneruara nga Google+ në uebsajte të jashtme do të hiqen nga Blogger po me 4 Shkurt ndërsa në sajtet të tjera më 7 Mars.

Të gjitha komentet e uebsajteve të bëra përmes Google+ do të fshihen me 2 Prill.

Pikërisht në këtë datë do të fshihet e gjithë përmbajtja e Google+ përfshirë foto dhe video. Ajo është data e fundit kur përdoruesit nuk mund ti shkarkojnë më përmbajtjet.

Në muajt në vijim pjesë të llogarisë mund të vijojnë të jenë të dukshme në internet. Por gradualisht do të fshihen. Aksesi në shërbimet e tjera të Google nuk do të ndikohet nga mbyllja e rrjetit social. /PCWorld Albanian