Më 19-21 Nëntor u mbajt në Graz të Austrisë Asambleja e SME-ve, merr pjesë një delegacion nga Shqipëria

E publikuar: 22/11/2018 07:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më 19-21 Nëntor u mbajt në Graz të Austrisë Asambleja e SME-ve ku mori pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria me përfaqësues të biznesit, të Dhomës së Tregtisë së Tiranë dhe përfaqësues të ekosistemit të startupeve.


Dhjetëra SME Austriake hapën dyert për delegatët e Asamblesë duke i njohur ata me proceset e tyre, prodhimin, kërkimin, historinë dhe produktet që krijojnë.

Disa prej tyre ishin A&R Carton, UP TO ELEVEN, XAL, Brauunion, Spitzer Dach, SUNNYBAG dhe WKO Sterimermark Taltencenter.


Krahas tureve të biznesit, disa prej tyre patën shansin të marrin pjesë në sesionin Mind the Bridge ku u fol për rëndësinë e krijimit të lidhjeve mes SME-ve, startupeve dhe korporatave ekzistuese.

Përmes këtyre urave, SME-të janë të afta të bëjnë progres përpara ndërsa korporatat përfitojnë nga idetë e re të freskëta.

Në ditën e parë u mbajtën dy aktivitete: European SME Week Reception dhe Schumpeter Lecture. Aktiviteti i parë organizua pranë Universitetit të Vjetër të Grazit ndërsa aktiviteti i dytë në Kunsthaus.

Dita e dytë vijoi me sesione, workshope dhe me pjesëmarrjen e Komisionerit Evropian për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore Gunther Oettinger, Ministres Federale për Çështje Ekonomike dhe Dixhitale Margaret Schroambock dhe Ministres Rajonale për Ekonominë Barbara Eibinger-Miedl.

Ata folën për rëndësinë e mbështetjes së SME-ve, ndërtimin e kapaciteteve të tyre dixhitale dhe nevojën për bashkëpunim mes korporatave dhe SME-ve.

Pas fjalimeve vijoi “Debati i Madh” dhe workshope mentoruese për inkurajimin e startupeve dhe sipërmarrësve me eksperiencë.

Debati i madh shikoi dy ekipe ekspertësh të diskutonin rolin e inovacionit në modelet e biznesit të së ardhmes.

Pasditja rezervoi dy sesione: Innovative Europe e cila u dha shansin delegatëve të ndërvepronin ekspertë dhe Invest EU me një grup sipërmarrësisht të cilët patën mundësi të takohen me investitorë me eksperiencë.

Dita e dytë u mbyll me aktivitetin e shumëpritur European Enterprise Promotion Awards (EEPA).

EEPA 2018 shpalli fitues në gjashtë kategori. Ceremonia ishte plot emocion, fjalime të bukura dhe vlerësime për punën e palodhur të të gjitha projekteve Evropiane. Kësaj ngjarjeje ju bashkua edhe bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards, Kushtrim Shala. /PCWorld Albanian